Islanda miraton gjuetinë e 128 balenave këtë vit!

vovalbania June 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Islanda miraton gjuetinë e 128 balenave këtë vit!

Qeveria e Islandës i ka dhënë leje kompanisë së fundit të gjuetisë së balenave për të kapur 128 balena këtë vit. Grupet e të drejtave të kafshëve deklaruan se ndërsa numri është dukshëm më i ulët se në vitet e mëparshme, vendimi për ta lejuar atë është çnjerëzor dhe zhgënjyes.

Qeveria njoftoi se kompanisë “Hvalur hf” iu dha leja për të gjuajtur në ujërat islandeze dhe pjesë të Grenlandës dhe Ishujve Faroe gjatë sezonit, i cili zakonisht zgjat nga qershori deri në gusht. Kuota është gjysma e asaj që ishte në vitin 2023, kur qeveria islandeze lejoi gjuetinë e 264 balenave, sipas organizatës jofitimprurëse Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve.

“Njoftimi përfaqëson një ulje të ndjeshme të kuotës dhe kohëzgjatjes së gjuetisë”-tha Patrick Ramage, drejtor i grupit. Por ai shtoi se është absolutisht qesharake të lejosh çdo lloj gjuetie.

Është një lajm i keq për Islandën dhe një lajm i keq për ruajtjen e detit.

Qeveria islandeze pezulloi përkohësisht gjuetinë komerciale të balenave me fije vitin e kaluar për arsye të mirëqenies së kafshëve. Rikujtojmë se disa ditë më parë një tufë prej të paktën 138 balena pilot u drejtuan nga peshkatarët në gjirin e gjuetisë në Ishujt Faroe ku më pas u vranë nga banorët në ritualin tradicional. Bregu i detit u skuq nga gjaku i kafshëve që kishin mbetur të bllokuara në gjirin Hvannasund, në ishullin më verior të arqipelagut.

Tradita ‘grindadrap’, është një praktikë më shumë se 1,000-vjeçare e faroezëve, në të cilët peshkatarët rrethojnë tufën e balenave me barkat e tyre duke i drejtuar brenda hyrjes së ngushtë të gjirit. Kafshët e frikësuara më pas dalin në breg, ku peshkatarë e banorë i presin për t’i vrarë me hushta ose mjete prerëse. Më pas misi dhe dhjami i tyre përdoren në produkte të shumta ushqimore në ishull duke siguruar një pjesë të mirë të furnizimit të sezonit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE