Kryemadhi mbi 5 orë në SPAK për pasurinë, lobimin dhe shpenzimet estetike!

vovalbania June 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryemadhi mbi 5 orë në SPAK për pasurinë, lobimin dhe shpenzimet estetike!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është pyetur për 5 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion këtë të mërkurë.

Kryemadhi hyri e vetme, pa asnjë avokat dhe pa asnjë dosje voluminoze në godinën e qelqtë. Gazetarja Anila Hoxha raporton se ajo u thirr në cilësinë e personit që ka dijeni nga prokurori që ka në dorë një dosje sa i takon pasurisë së çiftit.

Kryemadhi: Rreth padisë së rremë që ka bërë Erion Veliaj me shërbëtorët e tij iu përgjigjeve në bazë të të dhënave të mia dhe atyre që kam mbledhur ballafaquam gjërat që ka të bëjë me akzuat që ka ngritur ajo që dua të theksoj besoj që e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe përgjigjeve e lexova duke marrë përgjegjësitë e mia si qytetare si deputete si bashkëshorte, si nënë.

Lobimi hetimi pasuror dhe operacionet plastike që fliten në tv janë në një çështje, nuk kam bërë ndërhyrje estetike, çdo grua që kërkon të mirëmbahet nuk është ndërhyrje estetike, të gjitha gjërat e tjera janë ta faktuara. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni. Le ta mbajnë celularin, ka vetëm gjëra të bukura, u pyeta për të gjitha, jam e paditur nga Veliaj,

Ndaheni apo pajtoheni me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK

Kryemadhi: Ndahemi.

Kjo është hera e dytë që deputetja thirret në SPAK. Më herët, ajo i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm dhe ka dorëzuar fakte të reja për inceneratorët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65733 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE