Muzikanti i njohur Kevin Jonas zbulon se është diagnostikuar me kancer të lëkurës!

vovalbania June 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Muzikanti i njohur Kevin Jonas zbulon se është diagnostikuar me kancer të lëkurës!

Muzikanti dhe aktori i njohur Kevin Jonas ka zbuluar së fundmi se është diagnostikuar me kancer të lëkurës. Vëllai i Joe Jonas bëri një postim në Instagram duke publikuar një video të tij para dhe pas operacionit. Duke ndarë një video të njollës së tij të vogël të lëkurës, e cila doli të ishte kancerogjene, Kevin u tha ndjekësve të tij:

Sot po heq një karcinomë me qeliza bazale nga koka ime. Po, ky është një djalë i vogël me kancer të lëkurës që ka filluar të rritet dhe tani më duhet të bëj një operacion për ta hequr atë. Pra, ja ku jemi!

Më pas, duke ndarë një video pas operacionit, Kevin tregoi plagën e tij dhe tha se:

Në rregull, mbarova gjithçka. Tani është koha për t’u shëruar në shtëpi. Sigurohuni që t’i kontrolloni ato nishane.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kevin Jonas (@kevinjonas)

Kanceri i lëkurës ndërkohë është një lloj kanceri i zakonshëm që fillon në shtresën e sipërme të lëkurës. Dielli është një nga burimet më të mira të vitaminës D. Megjithatë rrezet e diallit arrijnë të depërtojnë deri në shtresat më të thella të lëkurës tuaj dhe ta dëmtojnë atë duke shkaktuar plakje të parakohëshme, shtim të nishaneve apo kancer të lëkurës.

Për t’u mbrojtur nga to egzistojnë një sërë mënyrash. Së fundmi një studim italian tregon për vetitë që kafeina ka në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit. Kafja është një ndër pijet më të pasura me kafeinë dhe në këtë rast mund të përdoret si një medikament i mirfilltë sipas ekspertëve.  Studimi i sapo publikuar nga ekspertët e Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali në bashkëpunim me Universitetin Tor Vergata dhe Institutit të Dermologjisë në Romë, tregon për lidhjen e fortë që kafeina dhe tumore si melanoma kanë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE