Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini!

vovalbania June 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini!

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë ish-kryetari socialist i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Për 3 mandate, Sejdini drejtoi Bashkinë e Elbasanit, nga viti 2007 deri më 2019-ën kur vendosi të mos rikandidonte, por mbeti ndër drejtuesit më jetëgjatë të Elbasanit.  Sejdini pati deklaruar se gjykon që misionin e tij si kryebashkiak po e mbyllte me sukses dhe se për këtë ndihej krenar para gjithkujt.

Qazim Sejdini lindi në Elbasan, më 12 shkurt të 1951. Pasi ndoqi Shkollën e Mesme “Jeronim De Rada”,  vazhdoi studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në degën e Edukimit Fizik. Po ashtu, në vitet 1973-1978 vazhdoi studimet e larta në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, në degën Histori-Gjeografi. Në vitet 1983-1987 ishte student i Institutit të Edukimit Fizik “Vojo Kushi” në Tiranë.

Në vitin 1970, Sejdini kreu shërbimin ushtarak e punoi si mësues historie, gjeografie dhe edukimi fizik në shkollën 9-vjeçare të Labinot Malit. Në vitin 1974, u bë instruktor i Komitetit të Rinisë në Elbasan. Në vitet 1983-1992, punoi në Sport Klub Elbasani, fillimisht si Inspektor i Lojrave me Dorë e më pas zuri vendin e Shefit të Klubit të Sportit te Elbasanit.

Sa i përket angazhimeve të tjera, në 1995, Qazim Sejdini u zgjodh President i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Elbasanit. Një vit më vonë, u zgjodh President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe nga maji i vitit 2002 e deri në maj 2004, ka qenë në krye të Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Në tetor 2002 e deri në maj 2005, mbajti postin e Prefektit të Prefekturës së Elbasanit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE