Pas fitores në Miss Universe Albania, Françeska Rustem ka një përgjigje për komentet negative!

vovalbania June 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas fitores në Miss Universe Albania, Françeska Rustem ka një përgjigje për komentet negative!

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon My French” nga Jonida Alickolli, të cilës këtë sezon të ri i është bashkuar në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht!

E ftuar në pjesën e dytë të emisionit ishte e ftuar modelja Françeska Rustem. Ajo është shpallur ‘Miss Universe Albania 2024’. Bukuroshja nga Durrësi ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës në Shqipëri dhe në këtë intervistë na dha disa detaje ekskluzive të këtij rrugëtimi mjaft të rëndësishëm në karrierën e saj.

Pak ditë kanë kaluar nga ky event dhe Françeska ka dhënë opinionin e saj rreth komente pozitive, por edhe atyre negative ku disa persona në rrjetet sociale janë shprehur kundra fitores së modeles.

Pozitive po, por kishte edhe një luftë me komente negative që erdhi shumë i vrullshëm. Nuk më kishte ndoshur ndonjëherë që Instagram-i dhe TikTok-u të më kishin shpërthyer me komente pozitive dhe negative, por shpresoj që me kalim e kohës edhe këto komente negative t’i kthejmë në pozitive me punë.  

Ndër to, ajo shtoi faktin se komentuesit ishin skeptikë për bukurinë e saj dhe dyshonin se ajo kishte kryer operacione plastike.

Komenti më ‘i bukur’ ishte ‘përse zgjidhni gjithmonë miss-e që janë të bëra’. Nuk e kuptoj pse këtu tek ne është bërë trend që vajzat nëse janë të bukura ose janë të pashme, janë patjetër të bëra. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE