Për ju që keni akne dhe nuk dini a të vendosni apo jo make-up…

vovalbania June 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për ju që keni akne dhe nuk dini a të vendosni apo jo make-up…

A është në rregull të vendosni make-up kur keni akne, apo duhet ta lini lëkurën të ‘zhveshur’ për të parandaluar aknet? Vendosja e grimit është në rregull, edhe nëse keni akne. Aplikimi i grimit nuk duhet të funksionojë kundër qëllimeve tuaja për lëkurë të pastër. Mund të vendosni make-up, edhe nëse keni ‘shpërthim aknesh’. Grimi në fakt mund të ndikojë pozitivisht në jetën tuaj. Nëse ndiheni në siklet për lëkurën tuaj, grimi mund t’ju japë një zgjedhje shumë të nevojshme.

Pra, nëse grimi ju ndihmon të ndiheni më mirë me veten, vendoseni atë pa u shqetësuar. Ju mund ta lini fytyrën tuaj pa grim ato ditë kur jeni duke qëndruar nëpër shtëpi. Pastrojeni make-upin çdo natë. Nëse vendosni të aplikoni grim gjithmonë duhet të shpëlani fytyrën para se të shkoni në shtrat.

Asnjëherë mos shkoni të flini pa pastruar fytyrën. Një pastrim rutinë gjatë natës jo vetëm që heq grimin, por edhe djersën, papastërtitë dhe yndyrën e tepërt. Ndërkaq, ju rikujtojmë se aspirina ka veti antipezmatuese dhe ekspertët thonë se mund të eliminojnë puçrrat. Puçrrat janë dukuria më e pakëndshme për shumicën e njerëzve, pasi që janë të bezdisshme dhe aspak tërheqëse. Ekziston një mënyrë natyrale përmes së cilës mund t’i hiqni puçrrat brenda nate. Fjala është për metodën me aspirinë.

Përgatitni një pastë me tableta të shtrydhura të aspirinës dhe me disa pika ujë. Pastën aplikojeni në zonën e infektuar dhe e lini ashtu për disa minuta. Pas disa minutave e pastroni fytyrën, ose, nëse dëshironi rezultate më të mira, mbajeni pastën tërë natën. Mund ta përsërisni si trajtim një ose dy herë në ditë, derisa puçrra të largohet. Aspirina përmban një substancë të quajtur acid acetilsalicilik. Ndonëse ky përbërës lidhet me acid salicilik, nuk është e njëjta gjë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE