“Pusho e qetë…”, Vesa Smollica humb njeriun e shtrenjtë!

vovalbania June 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Pusho e qetë…”, Vesa Smollica humb njeriun e shtrenjtë!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip”  fituese u shpall Egla Ceno.

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Vesa Smolica, ka ndarë ditën e sotme një lajm të trishtë me fansat e saj në “Instagram”. Këngëtarja e njohur ka treguar se gjyshja e saj është ndarë nga jeta. Vesa ka publikuar në “Instastory” një foto të gjyshes, ku bashkëngjitur me të shkruan:

Pusho e qetë gjyshe! E hareshme, e buzëqeshun, e dashtun ki me mbete gjithmonë në kujtimet e mia!

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Vesa nuk ngurron që me ndjekësit të ndajë momente si të bukura ashtu edhe të trishtuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE