Shpëtohet sërfisti i bllokuar në plazh, shkroi “ndihmë” në rërë!
vovalbania
June 12, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një sërfist u bllokua në një plazh në jug të Davenport në Kaliforni. Ai shkroi fjalën “ndihmë” në rërë dhe u shpëtua. Piloti i një helikopteri privat që fluturonte mbi zonë e vuri re shkrimin dhe lajmëroi shërbimet e urgjencës. Sportisti përdori disa gurë për të formuar fjalën ndihmë.
Pasi u njoftuan shërbimet e urgjencës, helikopteri i Departamentit të Mbrojtjes nga Zjarri të Kalifornisë mbërriti në vend. Në pamundësi për të zbritur në plazh, një burrë nga ekuipazhi në bord mori sërfistin duke u ulur me litar deri në sipërfaqen e ujit dhe kapi atletin.