Shqipëria, “mbretëresha” e pushimeve për italianët!

vovalbania June 12, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria, “mbretëresha” e pushimeve për italianët!

Zbuloni Lukovën dhe Ksamilin, dy vende magjepsëse në Shqipëri, të konsideruara si Maldivet e Evropës, ideale për pushime verore, shkruan Daniela Caruso në një artikull të botuar në revistën italiane “viaggi.nanopress.it” .

Shqipëria është një nga destinacionet më të pëlqyera të kohëve të fundit. Edhe në verën e 2024, ajo do të jetë “mbretëresha” e pushimeve për italianët dhe jo vetëm.

Për më tepër, në këtë vend do të zbuloni dy vende të mrekullueshme që konsiderohen si “Maldivet e Evropës”, Lukova dhe Ksamili. Të dy këto fshatra bregdetare ndodhen në Rivierën Shqiptare.

Shqipëria, një vend që pret të zbulohet

Lukova dhe Ksamili përkufizohen si “Maldivet evropiane”, pasi karakterizohen nga peizazhe vërtet magjepsëse. Ju mund të kaloni pushime ekonomike: kini parasysh që do të shpenzoni vetëm 25 euro nata për akomodimin më të lirë.

Në verën e vitit 2024, duket se Shqipëria do të jetë një nga destinacionet më të pëlqyera për italianët dhe më gjerë. Në fakt, vendi ballkanik ka shënuar një rekord në sektorin e turizmit, duke mirëpritur 9,5 milion vizitorë të huaj.

Shqipëria regjistroi një rritje prej 33,2% krahasuar me një vit më parë: një shifër shumë e rëndësishme, duke qenë se ky vend ballkanik ka vetëm 2,8 milion banorë.

Arsyet për të vizituar Shqipërinë janë të ndryshme. Ky destinacion ndodhet shume pranë Italisë dhe mund të arrihet me traget me një kosto të përballueshme, krahasuar me vendet më të njohura evropiane e që për më tepër janë shumë më shtrenjtë.

Gjithashtu, Shqipëria karakterizohet nga plazhe të bukura, të pastra dhe ushqimi është shumë i shijshëm e me kosto të ulët.

Maldivet e Evropës: Zbuloni Lukovën dhe Ksamilin

Dy perlat e Shqipërisë, të quajtura “Maldive të Evropës”: Lukova dhe Ksamili, janë dy nga atraksionet kryesore të vendit. Udhëtimin mund ta nisni nga Saranda, “kryeqyteti turistik” i Shqipërisë, i karakterizuar nga plazhe me rërë të bardhë dhe një det i kristaltë e transparent.

Lukova ndodhet pranë ishullit të Korfuzit dhe Syrit të Kaltër, një burim ujor, dukuri natyrore dhe vend turistik i shpallur Monument i Natyrës. Ndërsa Ksamili është i famshëm për ujërat smerald që karakterizojnë detin që e rrethon, si dhe për ishujt shkëmborë që ndodhen aty pranë, që mund të arrihen me varkë ose me not.

Gjatë muajve të verës, Saranda dhe Ksamili janë shumë të mbushur me turistë, prandaj ju këshillojmë t’i planifikoni pushimet tuaja në periudha me më pak prezencë turistike, që të shijoni bukurinë e peizazheve, plazheve, klimën dhe atmosferën e pranishme në këto vendpushime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE