Zyrtare, Alesandro Nesta merr drejtimin e ekipit të Serisë A!

vovalbania June 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zyrtare, Alesandro Nesta merr drejtimin e ekipit të Serisë A!

Ish-mbrojtësi i kombëtares italiane, Alessandro Nesta, do të jetë trajneri i ardhshëm i Monzas. Lëvizja është zyrtarizuar këtë të mërkurë nga klubi i Serisë a.

Ish-qendërmbrojtësi (ka lënë gjurmë te Lazio e Milani) është pasardhësi i Raffaele Paladinos, i cili u largua drejt Fiorentinës.

Nesta, i cili ishte në klubin e Serisë B, Reggiana, më parë ka punuar me ekipe të tilla si: Miami FC, Peruggia, Frosinone dhe së fundi, Reggiana, ku arriti në vendin e 11-të në divizionin e dytë italian. Kjo do të jetë eksperienca e parë e ish-mbrojtësit si trajner i një klubi të Serisë A.

Alessandro Nesta, (i lindur më 19 mars 1976 në Romë), është fitues i Kupës e Botës, i cili ka luajtur si mbrojtës për klubin italian nga Serie A, Milan. Konsiderohet nga shumë si një ndër mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit. Ai ka qenë katër herë pjesëmarrës në përvjetorin e UEFA Team of the Year, i treti në dallim nga Thierry Henry dhe Carles Puyol të cilët kanë nga pesë pjesmarje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE