40 indianë mes 50 punëtoreve emigrantë të vrarë nga një zjarr tragjik në pallatin në Kuvajt!

vovalbania June 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
40 indianë mes 50 punëtoreve emigrantë të vrarë nga një zjarr tragjik në pallatin në Kuvajt!

Të paktën 40 indianë ishin mes 50 punëtoreve emigrantë të vrarë nga një zjarr tragjik në një pallat rezidencial dje në qytetin Mangaf të Kuvajtit, njoftonin sot autoritetet në Indi.

Zjarri papritur nisi pasditen e djeshme në ndërtesën ku banonin dhjeta punonjës emigrantë.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregonin flakët që përfshinin pjesën e poshtme të ndërtesës dhe tymin që dilte nga katet e mësipërme.

Shumica e viktimave ishin punonjës indiane nga krahinat e Kerala e Tamil Nadu. Ndërsa rreth 50 punonjës të tjerë indianë ishin plagosur në ngjarjen e rëndë.

Tre emigrantë nga Filipinet gjithashtu ishin vrarë siç citonte rrjeti AFP zyrtarët vendas, ndërsa punonjës nga Nepali kishte mes të plagosurve.

Dy të tretat e popullatës së shtetit të Kuvajtit përbëhet nga punonjës të huaj teksa vendi është i varur nga krahu emigrant i punës, veçanërisht për sektorët e ndërtimit dhe të shërbimit shtëpiak.

Grupet e monitorimit të të drejtave kanë ngritur shpesh shqetësime për kushtet e tyre të jetesës e punës.

Mediat vendase thonin se ndërtesa në fjalë mbante rreth 196 punonjës në kushte mbipopullimi. Edhe një zëdhënës i policisë tha për mediat vendase se në kohën e zjarrit të papritur një numër i madh njerëzish gjendeshin në ndërtesë.

Zv. kryeministri vendas Sheikh Fahad Yusuf al-Sabah akuzonte ndërtuesit për makutërinë e tyre duke shtuar se tragjedia ishte shkaktuar gjithashtu nga standardet e dobëta të ndërtimeve.

“Për fat të keq makutëria e pronarëve të shtëpive çoi në këtë tragjedi, ata shkelin rregullat e strehimit dhe kjo është një rezultat i kësaj”, shtoi ai.

Kryeministri indian shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe tha se ambasada po monitoron situatën dhe po bashkëpunon me autoritetet në terren.

24 viktima ishin nga shteti indian i Kerala dhe pesë nga rajoni fqinjë i Tamil Nadu.

Punonjësit raportohet se kishin shprehur shpesh shqetësimet për kushtet e banimit, mos kontaktimit me familjarët apo mos lejimit të udhëtimit drejt vendeve të tyre, shkruan rrjeti BBC.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE