Dhuna dhe kaosi trondisin Argjentinën, shkak ligji për reformat!

vovalbania June 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhuna dhe kaosi trondisin Argjentinën, shkak ligji për reformat!

Mbrëmë vonë, Senati i Argjentinës kaloi një projektligj të presidentit Javier Milei për reforma ekonomike, duke nxitur protesta dhe përleshje mes demonstruesve e policisë në rrugët e Buenos Airesit. Dhoma e Lartë e tij ishte e ndarë gjatë votimit të draftit, por përfundimisht e kaloi me 37 vota pro e 36 kundër, falë votës së kryetares së dhomës, zëvendëspresidentes Victoria Villarruel.

Votimit i parapriu një debat maratonë dhe tani, senatorët duhet të votojnë për çdo nen të projektligjit, një e nga një. Ky ligj synon që të rrisë investimet duke privatizuar subjektet shtetërore dhe nxitur bizneset.

Protestuesit hodhën gurë e dogjën makina me koktej molotovi, ndërsa policia iu kundërpërgjigj duke përdorur gazlotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë.

Reformat përfshijnë ringjalljen e ekonomisë së vendit, shpalljen e një emergjence shtetërore ekonomike, uljen e pensioneve dhe dobësimin e të drejtave të punëtorëve. Projektligji u miratua në dhomën e ulët në prill, por duhet të kthehet në votim pas ndryshimeve në Senat.

Sot kemi dy Argjentina, tha Villarruel teksa votoi në favor të reformave. Një Argjentinë e dhunshme që i vë zjarrin automjetit, hedh gurë dhe debaton për ushtrimin e demokracisë dhe një Argjentinë tjetër, me punëtorë, të cilët e presin me vuajtje dhe sakrificë ndryshimin për të cilin votuan, tha ajo.

Qeveria e Mileit nuk e gëzon shumicën në asnjërën prej dhomave të Senatit. Ky projektligj është çelësi për planet e tij për ta ndryshuar ekonominë e rrënuar të vendit, ku inflacioni ka arritur në gati 300%, si dhe përfshin plane për t’i privatizuar ndërmarrjet publike, për t’i dhënë pushtet të veçantë kreut të shtetit e për të nxitur investime, po ashtu.

Por, disa protestues tremben se projektligji rrezikon ta rrisë papunësinë dhe çmimet e produkteve ushqimore.

Po luhet me jetën e qytetarëve argjentinas. Ne e kemi pirë këtë helm shumë herë: të kemi zero inflacion me zero aktivitete ekonomike, tha lideri social dhe i protestave, Luis D’Elia, teksa mijëra njerëz protestuan kundër reformave.

Zyra e Mileit e festoi kalimin e projektligjit.

Çfarë ndodhi sonte është triumf për popullin argjentinas dhe hapi i parë drejt kthimit të madhështisë sonë, theksoi zyra e numrit një të shtetit në një komunikatë.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65704 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE