Dimal/Arrestohet 51-vjeçari me pistoletë stilolaps dhe municion luftarak!

vovalbania June 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dimal/Arrestohet 51-vjeçari me pistoletë stilolaps dhe municion luftarak!

Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga policia ditën e sotme në Dimal, pasi organizonte lojëra fati.  Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, janë sekuestruar 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, si edhe një pistoletë stilolaps e municion luftarak.

Njoftimi zyrtar:

Stacioni i Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ka goditur një rast të lojërave të fatit dhe një rast të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi E. B., 51 vjeç, banues në fshatin Samatic, Dimal.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 tableta me të cilat dyshohet se ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, 1 pistoletë stilolaps   dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE