E paprecedentë, thyhen me çekiç statuja e Papës dhe Nënë Terezës në New York!

vovalbania June 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E paprecedentë, thyhen me çekiç statuja e Papës dhe Nënë Terezës në New York!

Një rast vandalizmi është regjistruar në Brooklyn në SHBA. Një person është arrestuar pasi ka thyer me çekiç statujat e Papa Françeskut dhe Nënë Terezës në një Kishë katolike. Autori i sulmit po ashtu ka goditur me gurë edhe dyert e Kishës. Statujat e Nënë Terezës dhe Papës Gjon XXIII në Avenue 20 në Bensonhurst, pas incidentit janë mbuluar me copë të kuqe dhe dyert e Kishës katolike romake të Shën Dominikut janë veshur me dërrasa.

30 vjeçari Randy Maldonado Avila, pas këtyre akteve kishte vazhduar serinë e vandalizmit duke shkatërruar një tabelë në një stacion autobusi. Nuk dihen arsyet e këtij veprimi por Maldonado Avila nuk kishte precedentë penalë. Ai u arrestua rreth 15 minuta pas akteve shkatërrimtare dhe u akuzua për shkelje vandalizmi, zotërim arme të ftohtë. Ai mund të akuzohet ose për vandalizëm, ose për “krime urrejtjeje”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE