Ekskluzive/ Top Channel zbulon ditën e konstituimit të Komisionit Antikorrupsion!

vovalbania June 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzive/ Top Channel zbulon ditën e konstituimit të Komisionit Antikorrupsion!

Shumica socialiste pritet të hedhë hapin e radhës për ta bërë funksional komisionin e posaçëm parlamentar përmes të cilit synojnë, thellimin e reformave shtet formuese dhe luftën me korrupsionin.

Dy prej anëtarëve socialist të cilët do të ulen në këtë komision pagëzuar si “Reforma në Drejtësi 2” i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se nuk e përjashtojnë mundësinë një takimi informal paraditen e të premtes.

Burime nga PS nuk e përjashtojnë mundësinë e konstituimit të këtij komisioni, pas zhvillimit të këtij takimi informal në kryesinë e kuvendit.

Opozita dy javë më parë e bojkotoi votimin e ngritjes të këtij komisioni me një mandat 10 mujor, ku në përbërje janë 6 deputetë socialistë dhe 5 nga opozita.

Ky komision do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj me anëtarët socialistë Klotida Bushka, Eduard Shalsi, Etilda Gjonaj, Evis Kushi dhe Toni Gogu.

Ndërkohë që opozita e bojkoti votimin e ngritjes të këtij komisioni shumica socialiste caktoi të jenë anëtarë Jorida Tabaku, Dhurata Tyli Cupi , Sorina Koti, Flutura Açka dhe një vend bosh për nënkryetarin e komisionit.
Burime nga grupi parlamentar i PD i thanë Top Channel se tashmë do të jetë Sali Berisha ai që do të vendosë në mënyrë përfundimtare për pjesëmarrjen në këtë komision.

Krahas dy anëtarëve socialist të këtij komisioni, takimin e mundshëm informal dhe konstituimin të premten e pohoi gjatë një interviste për Top Channel edhe deputeti socialist Erion Brace.

Erion Braçe: Se i dëgjoj që thonë se do sulmojnë SPAKU-n diversantët do ti turren SPAKUT, ta frenojnë ta bllokojnë e kështu me radhë. Nuk është ajo fare. Më vjen keq që do të zhgënjehen se komisioni fillon punë ditën e premte. Po, do të zhgënjehen fort.

Muhamed Veliu: Po komisioni që do të drejtoni ju kur do të fillojë punë?

Erion Braçe: Unë po pres. Jam më i duruari se gjithë të tjerët. E kam fituar me kohën këtë pjesën e durimit. Po pres të vij edhe opozita se komisioni ka një element shumë të rëndësishëm në thelb. Ka sigurinë kombëtare. Dhe për sa kohë bëhet fjalë për sigurinë kombëtare dhe cenimin e sigurisë kombëtare pastaj dy shtyllave që janë shumë të rëndësishme, demokracisë duke ndikuar në instrumentat demokratik siç janë zgjedhjet e në krahun tjetër ekonominë duke u infiltruar në sektorë strategjik të ekonomisë patjetër më duhet të jetë edhe opozita në qoftëse edhe ajo ka prioritare sigurinë kombëtare”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE