Epo qejfi ‘kushton’, ja sa para duhet të paguani nëse doni të bëni një foto me Chris Brown!
Fansat e reperit të njohur Chris Brown-it kanë habitur me pozat e tyre krahas yllit amerikan në turneun e tij “11:11”. Fotografitë ku Chris Brown prek të pasmet e fanseve kanë bërë xhiron e rrjetit, ku disa e kritikuan gjestin e këngëtarit dhe të tjerët e përgëzuan për strategjinë fitimprurëse. Ndërkaq, takimi dhe fotografia me këngëtarin kushton sa vetë bileta e koncertit, pra plot 1,111 dollarë.
Reperi i njohur ndërkaq ka pretenduar së fundmi se ka një numër befasues këngësh të papublikuara. Në një episod të ri të podcast-it të Shay Shay Club, prezantuesja Shannon Sharpe e pyeti kantautorin se cilat janë tre këngët e tij kryesore të papublikuara. Chris u shpreh:
Është shumë e vështirë, sepse të jem i sinqertë me ju, kam rreth 15,000 këngë të papublikuara. Vetëm në telefonin tim, në disa aplikacione, kam ndoshta 1800.
Kjo nuk është hera e parë që Brown pretendon të ketë një numër të madh këngësh të papublikuara. Këngëtari i R&B i tha Hot 97 në 2017 se kishte 800 këngë të papublikuara vetëm në telefonin e tij. Albumi i 11-të i Brown, ’11:11′, do të publikohet më 11 nëntor dhe ka 11 këngë.
Së fundmi Brown është akuzuar se është përfshirë në një grindje me një producent muzikor në një klub të njohur në Londër. Chris dyshohet se e goditi muzikantin mbi kokë me një shishe qelqi, pas së cilës u godit me shkelma dhe grushte i shtrirë në dysheme. Sipas raportimeve, bëhet e ditur se nëse Brown kthehet në Britaninë e Madhe mund të arrestohet.