Kuvendi short për vakancat e KLGJ e KLP nga radhët e avokatisë! (EMRAT)

vovalbania June 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kuvendi short për vakancat e KLGJ e KLP nga radhët e avokatisë! (EMRAT)

Nënkomisioni i posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve dështoi të zgjidhte me dakordësi emrat që do t’i çohen për votim seancës plenare.

Si pasojë 4 kandidaturat për plotësimin e vakancave në institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë u zgjodhën me short sipas procedurës  ligjore.

Artan Reçi dhe Albens Tabaku janë dy kandidaturat nga radhët e avokatëve që do të votohen për anëtarë të KLGJ ndërsa Saimir Kola dhe Erind Mërkuri për anëtarë të KLP. Këta kandidatë duhet të marrin 84 vota në seancë plenare, në të kundërt procesi rifillon sërish në nënkomision.

Pas përsëritjes dhe 2 herë të procedurës, nëse nuk ka konsensus të përzgjedhurit për votimin e tretë konsiderohen të zgjedhur.

Ky proces është shoqëruar me debate pasi opozita e quajti të deformuar dhe akuzoi maxhorancën që po tenton të kapë institucionet e drejtësisë.

“Keni deformuar procesin. Është ndërhyrë politikisht në proces nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Nuk mund te japim konsensus për një proces të deformuar. Me thoni një rast kur keni dalë kundër raportit te Sekretarit të Përgjithshëm. Asnjë rast, sepse ju e përdorni politikisht atë! Në konsensusin e japim vetëm mbi kushtetute. Nëqoftëse ju keni përcaktuar kush do te jete kryetar i KLGJ apo Kryetar i KLP, ky është problem i juaj dhe nderhyrje e juaj. Ne jemi me kushtetutën dhe s’mund të pranojmë këtë ndërhyrje. E din gjithë Tirana, që njerëzit e Engjell Agaçit janë piketuar për kryetar te KLP”- u shpreh Bardhi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE