“Monika tërhoqi 20 mijë euro në 2008, keni folur bashkë?”, Ilir Meta: Kam firmosur në mirëbesim, përgjegjësinë e ka…

vovalbania June 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Monika tërhoqi 20 mijë euro në 2008, keni folur bashkë?”, Ilir Meta: Kam firmosur në mirëbesim, përgjegjësinë e ka…

Presidenti i Partisë së Lirisë tha se çdo përgjegjësi financiare është e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Meta u shpreh se nuk ka ndërhyrë kurrë në shpenzimet financiare, pagesa apo prona.

Meta: Në datën kaq 2008 zonja Kryemadhi ka tërhequr 20 mijë euro këtu, dini gjë e ka diskutuar me ju? Mbaj mend unë me Monikën në 2008 se çfarë ka tërhequr apo si ka tërhequr, ajo ka bërë tërë ato veprime sepse kanë pasur tërë ato pronat e tyre, kanë pasur pallatin e tyre, pronat e tyre, ka pasur pjesën e mamasë së saj, ka bërë pagesa për fëmijët, punët e saj, unë nuk kam ndërhyrë kurrë në këto çështje dhe kurrë nuk jam marrë as me çështje, financiare, edhe me deklarimin e pasurisë që është bërë çdo vit, unë kam firmosur në mirëbesim pasi ajo kishte një notere, avokate që i ndiqte këto çështje.

Hoxha: Pse jeni pyetur për të njëjtën çështje për të cilën zonja Kryemadhi tha se janë bashkuar në një të vetme. Pasi u pyet për çfarë njihet ndryshe si çështja e hetimit pasuror?

Meta: Unë se di si janë bashkuar, ajo mund t’i dijë më mirë këto punë, unë po ju them për çfarë u pyeta unë sot. Për këto gjëra u pyeta, t’i bëjnë si të kenë qejf ata çështjet, unë jam i hapur.

Nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, të gjitha i ka Monika, unë jam marrë me politikë këtë e bëj mirë. Merren me histori paske diskutuar ti me Monikën në shtëpi, këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet, përralla të tilla, as çështje pronash as financiare nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, çdo përgjegjësi i ka pasur Monika, e kanë pasur mysafire (SPAK), unë merrem me politikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64075 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE