Parashikimi i motit, e enjte, 13 qershor 2024!

vovalbania June 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, e enjte, 13 qershor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe me alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura në relievet malore në lindje dhe në zonën e jugut në orët e mesditës e të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, si dhe me shtrëngata afatshkurtra. Në orët e mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet të ulët edhe përgjatë Ultësirës Perëndimore. Mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në relievet e larta malore, në orët e mesditës era fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
20/31
Diell re shi

Kukës
18/30
Diell re shi

Lezhë
20/31
Diell re shi

Dibër
16/30
Diell re shi

Durrës
20/33
Diell re shi

Tiranë
23/34
Diell re shi

Elbasan
22/34
Diell re shi

Berat
19/35
Diell re shi

Vlorë
22/33
Diell re shi

Korçë
17/31
Diell re shi

Gjirokastër
17/34
Diell re shi

Sarandë
22/32
Diell re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65739 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE