Vranësira dhe temperatura tejet të larta, ja parashikimi i motit për sot 13 qershor 2024
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Vranësira dhe temperatura tejet të larta, ja parashikimi i motit për sot 13 qershor 2024](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/06//vranesira-dhe-temperatura-tejet-te-larta-ja-parashikimi-i-motit-per-sot-13-qershor-2024.jpeg)
Këtë të enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e pasdites pritet të jenë deri të dendura. Në jug të vendit hera-herës, vranësirat në mesditë dhe pasdite do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Në orët e vona të mbrëmjes reshjet lokale të shiu do të prekin edhe pjesërisht qendrën e vendit.
Era parashikohet të jetë nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 deri 30°C
në zonat e ulëta 17 deri 35°C
në zonat bregdetare 20 deri 33°C