“Dallga Kuqezi”, Rama: Shqipëria e ka fituar Europianin e saj!

vovalbania June 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Dallga Kuqezi”, Rama: Shqipëria e ka fituar Europianin e saj!

Teksa është konfirmuar se më shumë se 50 mijë tifozë të Shqipërisë do të jenë të pranishëm në  stadiumin e Dortmundit për të ndjekur nga afër ndeshjen e të shtunës të Grupit B në EURO 2024 kundër Italisë, në një reagim në rrjetet sociale, Rama thekson se “Muri i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi”.

Natyrisht! 50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së famshme të Dortmundit nesër, ku Muri i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi.

Sipas kryeministrit, “Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur”.

Prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes, mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve.

Edhe pse Signal Iduna Park, stadiumi vendas i Borusias së Dortmundit, mban rregullisht mbi 81 mijë spektatorë për ndeshjet e klubit do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62 mijë spektatorësh gjatë EURO 2024-ës dhe burimet e UEFA-s kanë thënë se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë nga tifozët shqiptarë.

Shumë banorë shqiptarë në Gjermani kanë blerë biletat për paraqitjen e parë të vendit në  një turne të madh që nga EURO 2016, ndërsa kampionia e Europës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10 mijë tifozë, për shkak se shumica dërrmuese e biletave u ble nga tifozët shqiptarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65037 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE