Greqi, kryeministri Mitsotakis bën ndryshime në qeveri!

vovalbania June 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Greqi, kryeministri Mitsotakis bën ndryshime në qeveri!

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka nisur  riorganizimin e qeverisë konservatore që drejton, pas rezultatit të zgjedhjeve europiane, në të cilat partia e tij “Nea Dimokratia” (Demokracia e Re) u vendos si forca kryesore politike, pavarësisht se nuk arriti objektivin e caktuar prej 33%, rezultati i zgjedhjeve të mëparshme europiane.

Për më tepër, konservatorët morën 28% të dielën e kaluar, shumë më poshtë se 40% e mbështetjes që fituan vetëm një vit më parë në zgjedhjet kombëtare. Siç bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis i emëruar si ministri i ri i Zhvillimit është Takis Theodorikakos, ndërsa ministrja e re e Punës është Niki Kerameus.

Dëshira për një ndryshim brenda dy ministrive u motivua nga fakti se rritja e kostos së jetesës është një nga shqetësimet kryesore që ndikoi në votën e grekëve dhe penalizoi qeverinë në qendrat e votimit, shkruan “Kathimerini”.

Kostas Tsiaras u emërua ministër i ri i Bujqësisë, Nikos Panagiotopoulos mori postin e ministrit të Emigracionit dhe Azilit, ndërsa Thodoris Livanios u zgjodh si ministër i Brendshëm.

Eshtë detyra ime të çkodoj mesazhin e votuesve grekë dhe të vazhdoj me veprimet korrigjuese, deklaroi kryeministri grek për televizionin Alpha, pas rezultateve të zgjedhjeve europiane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE