Mbappe: E dua me çdo kusht Euro 2024-ën!

vovalbania June 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbappe: E dua me çdo kusht Euro 2024-ën!

Sot starton “Euro 2024”, festa më e madhe e futbollit në kontinentin europian. Për një muaj, 24 kombëtare, përfshirë Shqipërinë do të luftojnë mes tyre në 51 ndeshje, në gjithsej 10 stadiume.

A mundet ekipi i jashtëzakonshëm francez, i udhëhequr nga ylli i i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe, ta fitojë Europianin? A do ta mbrojë titullin kampionia në fuqi, Italia? A mendoni se superylli në moshë i Portugalisë, Cristiano Ronaldo do ta përmirësojë rekordin mahnitës të shënimit të golave? A është koha që më në fund, trofeu “të shkojë në shtëpi” për skuadrën mbresëlënëse të Anglisë?

Kupa e Botës, Nations League dhe tashmë Europiani. I vetmi trofe që Kylian Mbappe nuk ka fituar me Francën e tij. Sulmuesi i ri i Real Madridit do të udhëheqë “Gjelat” e Deschamps-it si kapiten në Gjermani, përgjegjësi që e shtyn edhe më shumë drejt suksesit të madh.

Botërorin dhe Ligën e Kombeve i kam fituar, tani është momenti i Europianit. Eshtë kompeticioni im i parë si kapiten i Francës, e ndiej shumë.

79 herë e ka veshur 25-vjeçari fanellën e përfaqësueses franceze duke gjetur golin në 47 raste. Nënkampionët e Botës debutojnë në Gjermani 2024 të hënën e 17 qershorit kundër Austrisë ndërsa Holanda e Polonia kompletojnë Grupin D. Për Shqipërinë, nesër është një moment i rëndësishëm duke patur përballë Italinë.

Gjatë stërvitjes së Kombëtares, dje trajneri Sylvinho testoi formacionin me të cilin pritet të zbresë në “Signal Iduna Park” për takimin e parë për Shqipërinë në EURO 2024. Grupi i “kuqezinjve” është i plotë, me të gjithë lojtarët e shfaqur shumë në formë, në stërvitje.

Sa i përket formacionit me të cilin mund të luajë Shqipëria, trajneri Sylvinho ka vetëm dy dyshime, i pari në mbrojtje ndërsa ende nuk ka vendosur kë do të aktivizojë nga minuta e parë mes Ajetit e Ismajlit. Në sulm, në pikëpyetje është se cili mes Brojës apo Manajt do të jetë titullar.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen me Italinë:

Berisha; Hysaj; Ajeti (Ismajli); Gjimshiti; Mitaj; Asllani; Ramadani; Bajrami; Asani; Broja (Manaj); Seferi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE