Parashikimi i motit/ Temperaturat zbresin me disa gradë, reshje shiu në disa zona
Sipas MeteoAlb, rënia e vlerave barike do të sjellë ulje të temperaturave në të gjithë territorin e Shqipërisë përsa i përket motit; vranësirat dhe reshjet do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit ku herë pas here do të jenë rrebeshe; më të dukshme në zonat veriore dhe qendrore.
Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë gradualisht kushtet e motit përgjatë vijës bregdetare duke lënë me vranësira dhe shira të gjithë pjesën tjetër të territorit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët në qarkun e Dibrës deri në 28°C vlera më e lartë në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi veriperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 5 ballë.