Rregulli i çuditshëm dhe i ‘vrazhdë’ që Jennifer Lopez ka vendosur për stafin e saj!
Së fundmi janë shtuar zëra se Jennifer Lopez nuk është “shefe” e mirë. “Mos e shikoni zonjën Lopez në sy!”-ishte rregulli i rreptë dhe i çuditshëm që J.Lo ka vendosur për stafin e saj. Ish-punonjësit e saj pohuan se këngëtarja kishte vënë rregull që asnjë nga stafi i saj nuk duhet ta shihte në sy apo të bënte kontakt me sy me të. “Një shoqja jonë ka punuar për ndriçimin e një prej koncerteve të saj. Të gjithë punëtorët ishin udhëzuar rreptësisht: “Mos e shikoni zonjën Lopez. Ju nuk duhet të keni kontakt me sy me të!”
Gjithashtu, ky raportim u përforcua nga histori të tjera, ku thuhej se as shoferët nuk lejoheshin ta shihnin në sy, madje, as nga pasqyrat e makinës. Duke folur në një episod të podcast-it të saj, prezantuesja amerikane Meghan McCain kujtoi me përbuzje bashkëpunimin me Jennifer Lopez, duke e cilësuar përvojën shumë të pakëndshme. Ish-prezantuesja e “View” ka folur për paraqitjet e këngëtares në ‘talk-show’ gjatë ditës që ajo organizoi midis 2017 dhe 2021 në episodin e fundit të podcast-it të saj, ‘Citizen McCain’. Së fundmi edhe një stjuardese greke ka komentuar për sjelljet jo të mira të Jennifer Lopez ndaj stafit të hoteleve apo restoranteve që ka vizituar.
Lopez ka adresuar së fundmi thashethemet në lidhje me problemet me Ben Afflek. Në faqen zyrtare në internet, “On the JLo” Lopez iu drejtua me një mesazh admiruesve të saj duke i falënderuar për vlerësimin dhe bujarinë në suksesin e radhës si aktore në filmin “Atlas”.
Sapo mora një lajm të mrekullueshëm dhe gjithçka është realizuar falë jush. “Atlas” është përsëri në vend të parë në mbarë botën këtë javë! Faleminderit shumë të gjithëve! Mund të duket sikur ka shumë negativitet në botë, por mos lejoni që zërat e disave të hedhin poshtë faktin se ka shumë dashuri atje jashtë. Faleminderit! Ju dua shumë të gjithëve.