Amerikë, status ligjor për emigrantët pa dokumente!

vovalbania June 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amerikë, status ligjor për emigrantët pa dokumente!

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden pritet që të shpallë një program të madh të ndihmës për emigracionin dhe që iu jep status ligjor qindra mijëra emigrantëve pa dokumente që kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të paktën 10 vjet.

Siç raporton rrjeti “CBC News” që i referohet burimeve të njohura me këto plane, programi do të sigurojë leje pune, si dhe mbrojtje deportimi për emigrantët pa dokumente e të pamartuar me shtetas amerikanë.

Nisma në fjalë do të krijonte një rrugë drejt statusit të përhershëm ligjor e gjithashtu shtetësisë amerikane, duke adresuar barrierat ligjore të cilat pengojnë personat që kanë hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të marrin Kartën e Gjelbër pa u larguar nga vendi.

Gjithashtu, administrata planifikon që të thjeshtojë proceset për emigrantët pa dokumente, për të marrë viza të përkohshme, të tilla si vizat H-1B për punëtorët me kualifikime të larta. Njoftimi pritet që të përkojë me 12-vjetorin e programit të Veprimit të Shtyrë për Ardhjet në Fëmijëri (DACA), i cili mbron rreth 530 mijë emigrantë pa dokumente e të dërguar në SHBA, si fëmijë nga dëbimi.

Në kohën kur detajet përfundimtare ende janë duke u përpunuar, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Angelo Fernandez, tha se administrata është angazhuar për të adresuar “sistemin e prishur të emigracionit” të vendit.

Programi duket se do të përballet me sfida ligjore nga shtetet e udhëhequra nga republikanët amerikanë dhe me kundërshtimin e ligjvënësve republikanë, si senatori James Lankford nga Oklahoma. Ka nga ata që argumentojnë se programi do të përkeqësojë krizën kufitare.

Skema thuhet se është nisma më e madhe e ndihmës për emigracionin që nga DACA, duke reflektuar gatishmërinë e shtuar të presidentit Joe Biden për të përdorur veprime ekzekutive për emigracionin përpara zgjedhjeve presidenciale në muajin nëntor të këtij viti.

Sipas vlerësimeve të fundit të qeverisë, rreth 11 milion emigrantë janë duke banuar në Shtetet e Bashkuara, pa autorizim ligjor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE