Arabia Saudite kryen testin e parë për “taksi ajrore pa pilot”!

vovalbania June 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arabia Saudite kryen testin e parë për “taksi ajrore pa pilot”!

Arabia Saudite kreu së fundmi testin e saj të parë për “taksi ajrore pa pilot” në Mekë, me qëllim që t’u shërbejë pelegrinëve të Haxhit. Sipas mediave të huaja, mjeti ajror elektrik EH216-S eVTOL u ngrit në një provë autonome ku morën pjesë ministri i Transportit dhe Shërbimeve Logjistike të Mbretërisë, Saleh al-Jasser dhe presidenti i Autoritetit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil (GACA), Abdulaziz al-Duailej.

“Prova u krye për t’u siguruar që taksia ajrore mund të ofrojë shërbime gjatë sezonit të Haxhit”-ka thënë al-Jasser për Al Arabiya, duke folur nga brenda mjetit ajror. “Pa pilot dhe i kontrolluar nga toka, ky aeroplan përshtatet në dy persona dhe mund të fluturojë pa karburant për një distancë deri në 40 kilometra, i fuqizuar vetëm nga energjia elektrike, në përputhje të plotë me të gjitha parametrat e sigurisë”-shtoi ai.

In a historic Hajj first, Saudi Arabia inaugurated self-driving air taxi in Mecca as part of a trial to serve the pilgrims. #SaudiArabia #Hajj #Mecca #AirTaxi

Read more: https://t.co/Y9dJPPABGk pic.twitter.com/rp3AC0A5JQ

— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) June 13, 2024

Al-Jasser tha se do të kryhen prova dhe eksperimente të plota për të zhvilluar këtë shërbim, në mënyrë që të mund të fluturojë në një distancë më të gjatë me një shpejtësi të shtuar. Shërbimi i taksisë ajrore synon të transportojë pelegrinët midis vendeve të shenjta, të lehtësojë udhëtimin urgjent, të transportojë pajisje mjekësore dhe të ofrojë shërbime logjistike për transportin e mallrave, sipas një deklarate nga Autoriteti i Përgjithshëm i Transportit, të lëshuar nga Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).

Është taksia e parë ajrore në botë që është licencuar nga një autoritet i aviacionit civil. Ndërkaq, mbi 1.5 milionë pelegrinë kanë mbërritur deri më tani në Arabinë Saudite për sezonin e haxhit të këtij viti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66182 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE