Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

vovalbania June 15, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Ylli i muzikës pop Shakira ka ritheksuar se nuk është e përqendruar në lidhje romantike për momentin pas thashethemeve për lidhje të ndryshme që kanë qarkulluar për të këtë vit, duke përfshirë Tom Cruise dhe Lewis Hamilton. “Unë nuk po mendoj për këtë”-i tha Rolling Stone këngëtarja 47 vjeçare për kopertinën e saj korrik-gusht 2024.

2. Besa Kokëdhima ka qenë një ndër të ftuarat speciale javën e kaluar në programin “Cherry on Top” me Bora Zemani, ku ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë personale. Një ndër bisedat që u komentua gjatë në studio ishte performanca e artistes në Eurovision, ku një ndër detajet që u komentua më së shumti ishte veshja. Një ndër pyetjet që ende nuk ka patur një përgjigje është nëse Besa kishte veshur të bendshme apo jo gjatë performancës së saj. Ja si iu përgjigj ajo pyetjes së sikletshme…

Patjetër që i kam dhe po ju them se nuk kam dalë kurrë të bëj një xhirim ne jetë pa të brendshme sepse nuk rri dot.

3. Gjatë xhirimeve të filmit të tij të fundit MMA, The Smashing Machine, Dwayne “The Rock” Johnson pësoi një dëmtim të rëndë në bërryl që i ka lënë fansat e tij të shokuar. Aktori, i njohur për fizikun e tij mbresëlënës dhe përkushtimin e palodhur, ndau detaje të dëmtimit të tij përmes një videoje në Instagram, duke treguar bërrylin e tij të fryrë dhe duke kërkuar këshilla nga fansat e tij se si ta trajtojë situatën.

4. Aktori i famshëm George Clooney po shkon drejt divorcit nga gruaja e tij? Burimet raportojnë se 63-vjeçari dhe Amal Clooney janë nën presion për të gjetur kohë për njëri-tjetrin gjatë një jete shumë të ngarkuar. Clooney ka qenë i martuar me Amal që nga viti 2014. Një burim i afërt i tyre u shpreh:

Ata janë në dy botë shumë të ndryshme 90 për qind të ditës. Ata po bëjnë jetë të ndara.

5. E ftuar këtë javë në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë shkrimtarja e njohur, Rita Petro. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj dhe si nisi gjithçka për të në rrugën e artit dhe jo vetëm. Sipas Rita Petros mund të dashurosh më shumë se një herë…

Patjetër sepse njeriu e ka dashurinë brenda vetes së tij. Sa më pasionant të jesh dhe sa më shumë ta ndjesh fuqinë e dashurisë unë mendoj se njeriu e ka më të hapur mendjen dhe shpirtin për të rënë në dashuri disa herë në jetë. Madje dashuria nuk ka as moshë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE