Inteligjenca Artificiale, nisma paralajmëruese e Papa Françeskut!

vovalbania June 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Inteligjenca Artificiale, nisma paralajmëruese e Papa Françeskut!

Në samitin e G7-ës që mbylli punimet në Itali, liderët e shtatëshes më të industrializuar u zotuan për një “Inteligjencë Artificiale të sigurtë e të besueshme” dhe “mirëqeverisjen e Inteligjencës Artificiale duke nxitur gjithëpërfshirjen” dhe zbutur rreziqet për të drejtat e njeriut e nga fragmentimi i kuadrit qeverisës.

Grupi i Shtatëshes gjeti një aleat të pazakontë, Papa Françeskun, i cili mbajti fjalimin mbi etikën e Inteligjencës Artificiale në një seancë speciale me udhëheqësit e mbledhur në Pulja. Vitin e kaluar, Ati i Shenjtë ra viktimë e pamjeve të krijuara nga Inteligjenca Artificiale, ku shfaqej i veshur me një xhaketë të shtrenjtë ose duke ngarë një motoçikletë apo duke fluturuar me avion luftarak. Madje edhe në një klub nate e në të tjera mjedise të papërshtatshme.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni po kërkon të fuqizojë iniciativën e Papa Françeskut, “Thirrjen e Romës për Etikën e Inteligjencës Artificiale”. Qeverive, institucioneve dhe bizneseve, nisma në fjalë iu kërkon që të sigurohen që “novacioni dixhital e përparimi teknologjik t’i shërbejnë gjenialitetit dhe kreativitetit njerëzor e jo zëvendësimit të tyre gradual”.

Papa Françesku mund të rikthejë vëmendjen te etika e Inteligjencës Artificiale, përfshirë mbrojtjen e njerëzve të ekspozuar dhe zbutjen e hendekut dixhital global. Ndikimi katolik tek takimi i nivelit të lartë krijoi ndasi edhe në një tjetër drejtim, me Italinë që këmbënguli për heqjen e referencës për “abortin e sigurt e të ligjshëm” nga komunikata përfundimtare.

Në takimin në Japoni vitin e kaluar, komunikata bëri thirrje për “qasje te aborti i sigurt dhe i ligjshëm, si dhe kujdesin pas abortit”.

Heqja e frazës ishte një fitore për shefen e qeverisë së Romës, Meloni, por u kundërshtua nga udhëheqës të tjerë, përfshirë presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Vetë presidenti amerikan, Joe Biden është katolik i devotshëm, por ka qenë mbështetës i të drejtave riprodhuese të grave, përfshirë abortin këtu.

Udhëheqësit u angazhuan për të trajtuar shkakun rrënjësor të emigrimit, menaxhimin e kufijve dhe luftimin e trafikimit të emigrantëve. Meloni zhvilloi fushatë me retorikë kundër emigrantëve, por ka bërë investime në Afrikë për të trajtuar emigrimin në Europë, një temë kryesore e presidencës së saj të G7-ës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65733 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE