“Lejohen vetëm gratë elegante”/Palestra në Korenë e Jugut nxit reagime të shumta!

vovalbania June 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Lejohen vetëm gratë elegante”/Palestra në Korenë e Jugut nxit reagime të shumta!

Një palestër në Korenë e Jugut është përballur me kritika për shkak të diskriminimit ndaj grave të moshës së mesme. Palestra në qytetin Incheon ka vënë një shenjë ku shkruhej se nuk pranonte gratë në moshë, por vetëm gratë elegante. Në shenjë është përdorur fjala “ajumma”, që në gjuhën koreane i atribuohet grave mbi 30 vjeçe.

Mediat lokale nuk e kanë përmendur emrin e palestrës apo pronarit, i cili ka thënë se kompania e tij ka pësuar dëme për shkak të këtyre grave dhe sjelljeve të tyre të pahijshme. Gratë koreane për shumë gjatë kanë luftuar që t’i thyejnë barrierat në një shoqëri që i mban ato me një standard përtej të cilit mund të gjykohen.

Ndërkaq nëse e keni gjetur ndonjëherë veten duke qarë në palestër, nuk jeni vetëm dhe ekspertët japin arsyet pse. Nëse dikush po përjeton stres ose po kalon një periudhë të vështirë, gjatë stërvitjes mund të ndodhë një çlirim emocional. “Është diçka shumë normale nëse po kaloni një periudhë stresi. Mund të jetë çdo gjë; stres familjar, stresi i punës, ndryshimet në një marrëdhënie romantike etj”-thotë psikologu Brad Foltz.

Të kesh një përgjigje emocionale gjatë stërvitjes nuk është gjë e keqe.

Të qenit i/e lodhur gjatë një seance stërvitore mund të shkaktojë të qarë në palestër. “Kur trupi ose mendja juaj lodhet, atëherë ju filloni të ndjeni lloje të ndryshme emocionesh, të mira dhe të këqija”-u shpreh për Well + Good, Janine Delaney, eksperte fitnesi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE