Parandalohen krimet në familje, dy të arrestuar në Peshkopi e Burrel/Dhunuan gratë!

vovalbania June 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parandalohen krimet në familje, dy të arrestuar në Peshkopi e Burrel/Dhunuan gratë!

Pas njoftimit të marrë për një shtetas në qytetin e Peshkopisë dhe një tjetër në Burrel, të cilët po dhunonin bashkëshortet e tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe Mat, menjëherë kanë shkuar në adresat e dhëna. Falë ndërhyrjes në kohë, u parandaluan dy konflikte që mund të kishin pasoja të rënda për jetën.

Uniformat blu arrestuan në flagrancë shtetasit: Agim Hoxha 56 vjeç, banues Burrel e Dritan Konesha 39 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në mënyrë të përsëritur, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Po ashtu, Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V.Xh., 52 vjeç, banues në Peshkopi, pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin Xh.E.

Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.M., 43 vjeç, banues në Mat, pasi motomjeti që ky shtetas drejtonte është përplasur me një motorr me drejtues shtetasin italian V.,M. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE