Princesha Kate Middleton bën paraqitjen e parë publike pas diagnostikimit, pritet me borhortije nga të gjithë të pranishmit!

vovalbania June 15, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Princesha Kate Middleton bën paraqitjen e parë publike pas diagnostikimit, pritet me borhortije nga të gjithë të pranishmit!

Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka bërë ditën e sotme paraqitjen e parë publike që prej kohës që bëri të ditur lajmin se u diagnostikua me kancer pas një operacioni pesë muaj më parë. Kate kaloi me karrocë së bashku me tre fëmijët e vet pranë “Trooping the Colour”, një paradë ushtarake vjetore, e cila mbahet në qendër të Londrës për nder të ditëlindjes së monarkut britanik.

Turma e mbledhur në rrugë brohoriti dhe e përshëndeti princeshën teksa ajo parakaloi. Trajtimi që po merr në betejën e saj kundër kancerit, edhe pse i vështirë, duket ka dhënë rezultat për Kate Middleton. Princesha e Uellsit njoftoi se ka përmirësime dhe se sot, do të merrte pjesë në paradën ceremoniale për nder të ditëlindjes së mbretit Charles III. Kjo është hera e parë që princesha Kate shfaqet në publik. Bashkëshortja 42-vjeçare e princit William nuk është shfaqur në publik gjatë këtij viti.

Ajo njoftoi më herët në muajin mars se po bënte kimio-terapi për një lloj kanceri, për të cilin ende nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër.

“Kam përmirësim, por siç mund ta dijë çdokush që ka bërë kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija”, tha Kate duke shtuar se i kanë mbetur edhe “disa muaj të tjerë” kurimi.

Pres me padurim të ndjek paradën për ditëlindjen e mbretit këtë fundjavë me familjen time dhe shpresoj se do të jem edhe në disa aktivitete publike gjatë verës, por gjithnjë duke e ditur se nuk e kam kaluar ende rrezikun.

Edhe pse ky njoftim është i rëndësishëm, ai nuk nuk parashikon një rikthim të plotë të princeshës Kate tek funksionet e saj publike. Parada për ditëlindjen e mbretit mbahet çdo vit në muajin qershor. Mbreti Charles, i cili gjithashtu po kurohet për një lloj kanceri për të cilin nuk dihen detaje, pritet të mbikqyrë ceremoninë, gjatë së cilës forcat ushtarake parakalojnë me veshje ceremoniale dhe flamuj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE