Tri shenjat e zodiakut që i kanë qejf romancat e shkurtra!
Ka disa shenja të horoskopit që nuk iu intereson shumë se sa zgjat një lidhje, pra nuk kërkojnë kurrë diçka shumë serioze, thjesht priren të jenë të lumtur në atë jetëgjatësi që ka marrëdhënia. Njihuni me këto shenja:
Dashi
Janë mirë në fillimin e gjërave, por jo dhe aq në përfundimin e tyre. Pra, ju mund t’i profilizoni të lindurit e kësaj shenje si shumë të emocionuar në fillim të marrëdhënies ku gjithçka është e bukur dhe argëtuese, por që u humbet shpejt interesi sapo kalojnë javët apo muajt. Ata mund t’i japin fund gjërave pas debatit apo keqkuptimit më të vogël.
Binjakët
Kjo shenjë dashurohet shpejt dhe ndahet po aq shpejt. Nuk është në natyrën e Binjakëve që të përkushtohen në një marrëdhënie të qëndrueshme e afatgjatë.
Shigjetari
Shigjetari e ka të projektuar jetën sipas lirisë dhe kushteve të veta, ndaj kjo shenjë është gjithmonë gati për t’u dashuruar, por edhe për të përjetuar emocione të reja. Ata preferojnë të jetojnë momentin, por duan edhe lirinë.