Vendet ku divorcohen më shumë çiftet!
Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerat. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe janë llogaritur duke pjesëtuar numrin total të martesave të divorcuara me numrin e banorëve. Vendet me shkallën më të ulët të divorcit janë:
Indi – 0,1 divorc për 1000 njerëz
Vietnami – 0,2
Sri Lanka – 0,2
Peru – 0,2
Shën Vincenti dhe Grenadinet – 0,4
Malta – 0,5
Afrika e Jugut – 0,6
Irlanda – 0,6
Guatemala – 0,6
Venezuela – 0,7
“Duhet theksuar se një shkallë e ulët divorci nuk do të thotë domosdoshmërisht që qytetarët e një vendi të kenë martesa të lumtura dhe të suksesshme. Në disa vende, divorci mund të jetë i vështirë për t’u marrë, gratë nuk duan të largohen nga martesa për sigurinë e tyre dhe sigurinë e fëmijëve të tyre, ose ata nuk kanë aftësinë financiare për të mbajtur vetëm një familje”-shkruan World Population Review.
Këto janë vendet me përqindjet më të larta të divorcit bazuar në të dhënat e vitit 2021.
Maldive – 5,52
Kazakistani – 4,6
Rusia – 4.4
Bjellorusia – 3.7
Kina – 3.2
Kuba – 2,9
Finlanda – 2.4
Suedia – 2,5
Danimarka – 2.7
Ukraina – 3.1
Shumë prej nesh kanë përjetuar një ndarje të hidhur. Periudha fillestare e pasionit mbaron, jeta evoluon dhe shpesh e rëndon marrëdhënien, e cila merr fund. Por, kujt i duhet më shumë kohë për të kapërcyer një ndarje? Ekspertët dhe kërkimet e kanë përgjigjen dhe ata janë burrat.
Hulumtimet tregojnë se femrave u duhet më shumë kohë për të rënë në dashuri sesa meshkujt dhe përjetojnë një marrëdhënie më shumë në krahasim me meshkujt, duke investuar më shumë punë emocionale në to, si komunikimi, ndjeshmëria dhe kujdesi. Kur këto përpjekje nuk përgjigjen ose merren si të mirëqena, kjo mund t’i lërë gratë të frustruara dhe të tjetërsuara.