Zbulohet formacioni i Shqipërisë, ja si e rreshton Sylvinho skuadrën përballë Italisë!

vovalbania June 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet formacioni i Shqipërisë, ja si e rreshton Sylvinho skuadrën përballë Italisë!

Është momenti i Shqipërisë! Kombëtarja shqiptare zbret sonte në mbrëmje në “Signal Iduna Park” për të sfiduar Italinë kampione në fuqi të Europës, në ndeshjen e parë të grupit B të Euro 2024-ës, në prezencën e mbi 40 mijë zemrave kuqezi, e milionave të tjera që do të brohorasin nga larg për luftëtarët e Kombit.

Trajneri Sylvinho ndan mendjen për formacionin ku në portë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje janë zgjedhur Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Në mesfushë do të luajnë Asllani, Ramadani dhe Bajrami, ndërsa Seferi dhe Asani do të mbështesin Brojën në krye të sulmit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE