Zbulohet se në cilën moshë femrat kanë seksin më të mirë të jetës së tyre!

vovalbania June 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet se në cilën moshë femrat kanë seksin më të mirë të jetës së tyre!

Me siguri do të mendoni se jeta juaj seksuale arrin kulmin në të njëzetat. Në fund të fundit, shpesh këto janë vitet e shkujdesura, ku kaloni një natë të nxhetë më një të panjohur apo gjeni dashuritë e vërteta. Por sipas një studimi të ri, mosha që femrat pretendojnë se bëjnë seksin më të mirë dhe më të kënaqshëm është në fakt 36.

Një pyetosor i bërë nga aplikacioni kontraceptiv Natural Cycles, 2600 gra u pyetën për përvojën e tyre të orgazmës, ndjenjat e atraktivitetit dhe se sa e shijuan seksin. Përgjigjet e tyre më pas u analizuan sipas grupmoshës, më të rinj (nën 23 vjeç), të mesëm (23-35) dhe më të vjetër (36 e lart).

Kur bëhet fjalë për atraktivitetin seksual, femrat e moshës 36 vjeç e lart dëshmuan se ishin më të sigurtat në lëkurën e tyre me tetë nga 10 duke thënë se ndiheshin seksi. Megjithatë, vetëm katër nga 10 gra në grupin e mesëm thanë se ishin të kënaqura me pamjen e tyre, ndërsa shtatë nga 10 gra nën 23 vjeç thanë të njëjtën gjë.

Gratë e moshuara gjithashtu shënuan rezultatin më të lartë kur ishte fjala për kulmin, me gati gjashtë nga 10 që raportuan orgazma më të shpeshta dhe më të mira. Në të kundërt, vetëm pesë nga dhjetë thanë të njëjtën gjë në grupet më të reja të grave.

Në mënyrë të ngjashme, 86 për qind e grupmoshës më të vjetër thanë se kishin bërë seks të mirë gjatë katër javëve të fundit krahasuar me 76 për qind në grupin e mesëm dhe vetëm 56 për qind të grupmoshës më të re.

Kur bëhet fjalë për frekuencën, më pak se një e treta e grave të anketuara thanë se bënin seks dy herë në javë, mbi një e pesta e tre herë në javë dhe më pak se një e pesta kishin marrëdhënie intime vetëm një herë në javë. Rezultatet treguan gjithashtu se një në tre nga këto gra thanë se mendonin se seksi duhet të zgjasë më gjatë, ndërsa një në dhjetë mendonte se duhet të përfundonte më shpejt

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE