Heidi refuzoi programin, Massimiliano Varrese vjen në Shqipëri për të sqaruar raportin me të
Massimiliano Varrese i ftuar Top Arena në Top Channel ka folur për herë të parë për marrëdhënien me Heidi Bacin.
Këngëtari Italian ka sqaruar gjithçka në lidhje me pikëpyetjet që hasën të ftuarit e tjerë në studio.
Kujtojmë se Heidi ka refuzuar ftesën e Edi Manushit për ta prezantuar këtë program, dhe ardhja e Varreses është parë nga fansat si hakmarrja e produksionit ndaj saj.
Pjesë nga biseda në studio me Erjola Doçin:
Moderatorja: Big Brother VIP 3 a e ke parë?
Massimiliano: (Vihet në silket) Kam kërkuar që të ndjek diçka, por kam pasur vështirësi në gjuhën dhe se kam ndjekur më pas
Moderatorja: E ke parë Heidin duke vënë unazën, u martua…
Massimiliano: Ishte një BBV shumë i mirë me personazhë shumë të fortë dhe shumë energjikë
Moderatorja: Kënga e fundit dedikim për Heidin?
Massimiliano: Jo jo, fare. Është eksperienca që kam pasur në Grande Fratelo dhe gjithë misionin që ka pasur
Moderatorja: Nëse do të ishe ti finalist dhe Heidi finaliste kush do të fitonte nga ju të dy ?
Massimiliano: Do ta thotë publiku duke votuar.