Sherri i ashpër mes tifozëve anglezë dhe serbë u nis nga shqiptarët? Ja çfarë deklaron policia: Disa të lënduar dhe 6 të arrestuar, por…

vovalbania June 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sherri i ashpër mes tifozëve anglezë dhe serbë u nis nga shqiptarët? Ja çfarë deklaron policia: Disa të lënduar dhe 6 të arrestuar, por…

Një sherr i ashpër është shënuar mesditën e sotme në Gelsenkirchen, rreth 30 kilometra larg Dortmundit, mes tifozëve të Anglisë dhe atyre serbë. Fillimisht mediat britanike raportuan se sherri ka nisur nga disa shqiptarë që kanë sulmuar serbët që ndodheshin në një lokal, por kjo ishte si pjesë e dëshmive, të pakonfirmuara zyrtarisht.

Ndërkohë Daily Mail raporton se sipas informacioneve që ka marrë nga policia, bëhet fjalë për më shumë se 6 persona të arrestuar, por sipas autoriteteve është deklaruar se është herët për të folur për shtetësinë e tyre. Ndërkohë si pasojë e këtij sherri, janë lënduar disa persona.

England vs Serbia 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿🇭🇷👊 pic.twitter.com/MEYXP4SvZv

— Football Fights (@footbalIfights) June 16, 2024

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64220 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE