Trajneri Sylvinho flet pas humbjes me Italinë: “Ja çfarë nuk funksionoi…”
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Trajneri Sylvinho flet pas humbjes me Italinë: “Ja çfarë nuk funksionoi…”](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/06//trajneri-sylvinho-flet-pas-humbjes-me-italine-ja-cfare-nuk-funksionoi.jpg)
Shumë të vështirë e cilësoi përballjen me mesfushën italiane, trajneri Sylvinho. Në një prononcim për Sky Sport, pas humbjes 2-1 ndaj të kaltërve, ai tregoi se çfarë nuk funksionoi te kuqezinjtë e tij.
Ishim disi nervozë në lidhje me debutimin. Nuk ishte e lehtë, pasi është vetëm Europiani i dytë për ne dhe jemi një skuadër e re. Nuk i bëm dëm Italisë. Ishte e vështirë të mbanim nën kontroll mesfushorë si Barella dhe Jorginho.
Gjithsesi, ne mbetëm në lojë dhe rrezikuam të barazonim në fund më Manajn. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, u përballëm kundër një ekipi të madh.
Menduam të qëndronim gjithmonë në ndeshje deri në fund, por ishte shumë e vështirë t’ia hiqnim qarkullimin e topit Italisë. Mund të kisha shtuar një mesfushor tjetër, por gjithsesi do të ishim tërhequr në mbrojtje. Ishte shumë e vështirë për ne të riniseshim dhe të dilnim në kundërsulme, u kthyem shumë në mbrojtje.
Zëvendësimet? “Të gjithë ata që u futën nga pankina, bënë shumë mirë”, u shpreh trajneri i kombëtares shqiptare.