Vranësira të pakta, temperatura të larta/ Si pritet të jetë moti gjatë ditës
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Vranësira të pakta, temperatura të larta/ Si pritet të jetë moti gjatë ditës](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/06//vranesira-te-pakta-temperatura-te-larta-si-pritet-te-jete-moti-gjate-dites.jpeg)
Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 32°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.