Deklaroi se mbështet Serbinë në ‘Euro 2024’, Dritan Abazoviç sqaron publikun! (Video)

vovalbania June 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deklaroi se mbështet Serbinë në ‘Euro 2024’, Dritan Abazoviç sqaron publikun! (Video)

Ish-kryeministri shqiptar Dritan Abazoviç tregoi publikisht mbështetjen për ekipin e Serbisë, pak para ndeshjes me Anglinë.

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë e tij, i gjithë rrjeti bëri që të shpërthente në komente negative ndaj Abazoviç. Mirëpo, sot në një prononcim për EuroNews Albania, ish-kryeministri i Malit të Zi tha se mbështet të gjitha skuadrat e rajonit, duke përfshirë edhe skuadrën serbe.

“Unë kam ardhur në Dortmund për të parë Shqipërinë. Gjithashtu e kam shfrytëzuar rastin duke qenë se kemi mbërritur në Gjermani, shkuam dhe në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë. Në të ardhmen do jemi dhe në ndeshjen mes Kroacisë dhe Italisë. Ashtu sikurse kam ardhur të mbështet Shqipërinë, duke qenë se mbështet një politikë paqësore, kam simpati edhe për skuadra të tjera të rajonit. Këtë moment vetëm Serbia dhe Kroacia janë këtu, por shpresoj në një kampionat tjetër do të jetë Mali i Zi, Bosnja apo Kosova. Ai është qëllimi i asaj deklarate”, tha Abazoviç.

Po ashtu Abazoviç theksoi se në intervistën e plotë për televizionin serb ka thënë se ka shkuar në Gjermani për të mbështetur Shqipërinë, ndërsa pjesa e bërë virale i përket vetëm ndeshjes Angli-Serbi.

“Për televizionin shtetëror të Serbisë kam thënë se kam ardhur të mbështes Shqipërinë, por gjithashtu kundër Anglisë kam tifozllëk më të fortë ndaj Serbisë. I uroj sukses dhe ekipeve të tjera në këtë kompeticion”, tha ai.

Kujtojmë se më një prononcim për RTS-në (televizionin publik serb), Abazoviç ka thënë se ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024 do ta shikojë në stadium dhe se do ta mbështesë Serbinë.

“Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet”, – tha Abazoviç një ditë më parë.

Kaq ka mjaftuar që komente negative të “shpërthejnë” në drejtim të tij duke shkruajtur: “Nuk ke gjak shqiptari” apo “I ke rrënjët nga gjaku i tyre”.

@rtshqiptar

“Furtuna” pas deklaratës se mbështet Serbinë në Euro 2024, Abazoviç: Unë jam me gjithë skuadrat e rajonit #rtsh24 #dritanabazovic

♬ original sound – Radiotelevizioni Shqiptar

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64080 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE