Dueti me te birin, Gjiko ia ka “vjedhur” reperit amerikan? (Video)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Dueti me te birin, Gjiko ia ka “vjedhur” reperit amerikan? (Video)](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/06//dueti-me-te-birin-gjiko-ia-ka-vjedhur-reperit-amerikan-video.jpg)
Këngëtari kosovar Gjiko ka publikuar së fundmi këngën e re të titulluar “Baby Shark”, në bashkëpunim me djalin e tij të vogël, Zërin.
Kënga, e karakterizuar nga ritmi i saj, por sigurisht edhe teksti, rrëmbeu shpejt zemrat e audiencës. Në vetëm pak ditë, videoklipi muzikor ka grumbulluar mbi 2 milionë shikime në YouTube, duke treguar popullaritetin dhe rezonancën e tij të gjerë si me dëgjuesit e rinj ashtu edhe ata të vjetër.
Megjithatë, ajo që nisi si një projekt familjar është kthyer në një debat online. Platformat e mediave sociale, veçanërisht TikTok, po “shpërthejnë” nga komentet se “Baby Shark” e Gjikos ka një ngjashmëri me një këngë tjetër të publikuar disa muaj më parë, e cila gjithashtu përfshin një reper dhe një fëmijë.
Dy projektet të bashkangjitura më poshtë, gjykojeni vetë.