Egla Ceno rrëfen të pathënat, nga lekët borxh te “heshtja” me Heidin

vovalbania June 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Hodhi fëmijët”/ Egla nxjerr keq produksionin, flet për rastin e Alma Arazit

Pas fitores së saj në edicionin e tretë të “Big Brother VIP”, aktorja Egla Ceno është hapur për eksperiencën e saj dhe ka ndarë disa anekdota interesante gjatë një interviste në Top Arena.

E pyetur se kush e zgjon në mëngjes, Egla tha: “Më kape të papërgatitur…. sahati, impenjimet, ose askush nëse skam angazhime”.

Duke folur për raportet e saj me ish-shoqet e shtëpisë, Egla përmendi se qëndron në lidhje me disa prej tyre, përfshirë Françeskën, Lidin, Vinin dhe Gazin. Ajo vuri në dukje rëndësinë e mbajtjes së këtyre marrëdhënieve, pasi ata ndanë një përvojë unike së bashku.

Duke iu drejtuar marrëdhënies me Jul Dedën, Egla tha me humor: “Nëse do të telefonoja Julin, do ta pyesja si nuk u bëre i gjallë? Kam pasur një incident, një të rëndë, dhe telefoni im ka qenë i hapur…”.

E pyetur nëse vazhdon të shkumohet në banjo, Egla tha: “Në vaskë jo se nuk kam, akoma se kam marrë vaskën, por shkumohem me qetësi në një banjë që nuk hyn e del askush”.

Pjesë nga diskutimi:

Kush e fitoi Big Brother Vip se po flitet shumë?

Egla: Unë nuk kam dyshime se kush e fitoi. Ka vend për të gjithë në këtë botë. Kush ndihet fitues le të ndihet. Nuk më prek mua

Keni komunikuar me Heidin?

Egla: Me Heidin nuk jam dëgjuar

Të kanë kërkuar lekë borxh?

Egla: Po më kanë kërkuar, dhe u kam thënë le të vendosemi në radhë, e para unë se dua t’i marr ca lëkë borxh vetes, por kismet, se në shqiptarët kemi shumë vrima për të mbyllur

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE