Euro 2024, Shqipëria nis përgatitjet anti-Kroaci!

vovalbania June 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Euro 2024, Shqipëria nis përgatitjet anti-Kroaci!

Nisin përgatitjet anti-Kroaci, Sylvinho ndan kuqezinjtë në dy pjesë. Lojtarët që u aktivizuan si titullarë në duelin e së shtunës përballë Italisë, punuan në palestër ndërsa pjesa tjetër kreu rreth 60 minuta përgatitje tekniko-taktike në kuadër të duelit ndaj Kroacisë. Shqipëria rikthehet në fushë më 19 qershor, për takimin e dytë në Grupin B të Euro 2024-ës. Kuqezinjtë do të sfidojnë Kroacinë, duke nisur prej orës 15:00.

Shqipëria dhe Kroacia përballen në ndeshjen e kësaj të mërkure duke qenë të ndërgjegjshëm se me çdo kisht duhet të bëjnë mirë, pasi asnjëra prej tyre nuk ka më luksin të gabojë nëse synon kualifikimin e mëtejshëm në Euro 2024. Pas humbjes 2-1 të kuqezinjve ndaj Italisë dhe asaj 3-0 të Kroacisë ndaj Spanjës, çdo skuadër që del e mundur nga fusha në duelin e mesjavës, praktikisht e ka mbyllur rrugëtimin në Europian.

Duke llogaritur që në ndeshjen e fundit në grup, Shqipërinë e pret Spanja, për skuadrën e Silvinjos bëhet e qartë se çdo shpresë kualifikimi kalon nëpërmjet një fitoreje me kroatët. Dhe për ta bërë këtë, i duhet të thyejë një rekord historik të këtyre të fundit

Rezulton se Kroacia nuk ka humbur asnjëherë në historinë e përballjet e dyta në fazën e grupeve të turneve madhorë si Europiani apo Botërori në të cilat ka luajtur. Kroatët kanë fituar 7 herë dhe kanë barazuar pesë herë të tjera në ndeshjen e dytë në grup, duke regjistruar rezultate të rëndësishme.

Dy fitore 2-1 ndaj Italisë, një fitore 2-1 ndaj Gjermanisë apo një tjetër 3-0 ndaj Argjentinës janë pjesë e kësaj serie rezultatesh shumë të veçantë për Kroacinë, që ka ngjallur shpresë te tifozët e këtij ekipi, duke bërë shumë më të vështirë punën e ekipit të drejtuar nga Silvinjo.

Ndërkaq, dje Anglia përmbushi pritshmëritë, duke fituar ndeshjen e parë përballë Serbisë 1-0 në Grupin C dhe mori kryesimin me pikë të plota. Po ashtu, 7 tifozë serbë u arrestuan nga policia gjermane lidhur me përleshjet fizike që i paraprinë takimit me Anglinë në Euro 2024.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE