Ja kush është arbitri që do të vendosë drejtësi në sfidën Kroaci-Shqipëri?!

vovalbania June 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja kush është arbitri që do të vendosë drejtësi në sfidën Kroaci-Shqipëri?!

Kroacia dhe Shqipëria do të përballen të mërkurën në orën 15:00 në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit B në Europian.

Të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren pas humbjes kundër Spanjës dhe Italisë. Ndërkohë UEFA ka publikuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë.

Kryesori do të jetë Fransua Leteksie i cili ishte ndihmësi i katërt në finalen e Championsit mes Dortmundit dhe Real Madridit. Ai gjithashtu arbitroi finalen e Kupës së Francës 2024 mes Lionit dhe PSG-së.

Kujtojmë se më 15 qershor, Signal Iduna Park” në Dortmund u vesh kuqezi. Rreth 50 mijë tifozë shqiptarë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur Kombëtaren në ndeshjen e parë të Europianit kundër Italisë. E veçanta ishte se edhe në sektorin e italianëve, gjysma e kapacitetit ishte me tifozë shqiptarë.

Pas përfundimit të përballjes me Italinë në Dortmund, Kombëtarja shqiptare është rikthyer në kampin e tyre stërvitor, në Kaiserau, aty ku kanë vijuar përgatitjet, për sfidën e mesditës së 19 qershorit, ndaj Kroacisë, sfidë e cila do të vendosë përfundimisht fatin e Kombëtares “kuqezi”, në këtë rrugëtim.

Shqipëria rikthehet në fushë më 19 qershor, për takimin e dytë në Grupin B të Euro 2024-ës. Kuqezinjtë do të sfidojnë Kroacinë, duke nisur prej orës 15:00.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE