Jo vetëm që gjurmon rrahjet e zemrës së njeriut por edhe ato të luanit, e kemi fjalën për Apple Watch!
Veterinerët në Australi po krijojnë një qasje të re për monitorimin e shëndetit të kafshëve të egra duke përdorur Apple Watches. Dr.Chloe Buiting, një veterinere e kafshëve të egra, ndau një video në Instagram ku shfaqet kjo teknikë novatore. Videoja tregon një luan me një Apple Watch të vendosur në mënyrë strategjike në gjuhën e tij.
Ky përdorim nxjerr në pah potencialin e jashtëzakonshëm të teknologjisë në ruajtjen e kafshëve. “Apple Watch mund të masë rrahjet e zemrës së një luani nëse e lidh atë në gjuhë”-thotë veterinerja. Bëhet e ditur se kjo metodë ofron një zgjidhje të sigurt dhe efektive për sfidën e monitorimit të kafshëve të mëdha e të egra. Kjo risi siguron gjurmim efikas të shenjave të kafshës, duke kontribuar përfundimisht në përmirësimin e kujdesit ndaj tyre. Apple thotë se sensori mund të trajtojë një gamë të gjerë (30-210 rrahje në minutë).
Ndërkaq, disa njerëz djersitjen e shohin si rezultat i një stërvitjeje të fortë. Të tjerë e urrejnë sepse kjo do të thotë se kanë shumë vapë. Por kujt i kishte shkuar në mendje se djersa mund të përdoret për të mbledhur të dhëna që përmbajnë informacione për shëndetin? Inxhinierët e Apple e kanë realizuar këtë gjë, dhe kjo është arsyeja pse kompania ka paraqitur një aplikim për patentën e titulluar “Pajisjet e veshura me aftësi për matjen e djersës”. Pajisja në të cilën Apple po fokuson këtë aplikacion është Apple Watch.
Kjo patentë përfshin një sensor për matjen e djersitjes, informatat e të cilit do të ruhen në Apple Watch. Kompania ka theksuar gjithashtu se kur një përdorues i Apple Watch është duke ecur, vrapuar, ose çikluar, pajisja mund të llogarisë një shkallë të djersës “që korrespondon me intervalin kohor të stërvitjes”. Kjo do ta ndihmojë përdoruesin të dijë në lidhje me “humbjen totale të lëngjeve gjatë stërvitjes”.