Jul Deda bën postimin për Romeo Veshajn, kundërshtarin e tij në BBV
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Jul Deda bën postimin për Romeo Veshajn, kundërshtarin e tij në BBV](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/06//jul-deda-ben-postimin-per-romeo-veshajn-kundershtarin-e-tij-ne-bbv.jpg)
Jul Deda dhe Romeo Veshaj ishin dy nga pretendentët për çmimin e madh të “BBV”, mirëpo asnjëri nuk ia doli të fitonte pasi çmimin e madh e fitoi Egla Ceno.
Përgjatë rrugëtimit, dy aktorët kanë pasur përplasjet me njëri-tjetrin, por nuk kanë munguar as momentet e bukura. Një prej tyre e ka ndarë me publikun Juli.
”Përveç të tjerave, kishte edhe momente si këto”- shkruan Juli krah videos ku shfaqet duke kërcyer me Romeon.
Kujtojmë se pas përfundimit të “BBV”, Romeo nuk u shfaq në festën e ish-banorëve e madje as në Post BBV. Nuk dihet sesi do vijojë marrëdhënia e tij me “Top Channel”, e se ku do e shohim në sezonin e ri televiziv.