Ndeshja Shqipëri-Kroaci, zbulohet kush është arbitri që do të vendosë drejtësi në Hamburg!

vovalbania June 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndeshja Shqipëri-Kroaci, zbulohet kush është arbitri që do të vendosë drejtësi në Hamburg!

UEFA ka publikuar emrin e gjyqtarit që do të arbitrojë ndeshjen Kroaci-Shqipëri, që do të luhet të mërkurën e 19 qershorit në orën 15:00 në Hamburg.

Francezi François Letexier do të vendosë drejtësi në ndeshjen e dytë të kuqezinjve në Grupin B.

Nga Franca janë edhe asistentët e kryesorit Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa zvicerani Sandro Schärer është gjyqtar i katërt. Francezi Willy Delajod do të jetë në VAR.

Ndërkaq, Mario Mitaj doli sot në konferencën për shtypin përpara Shqipëri-Kroaci – të mërkurën (15:00) në Hamburg – dueli i dytë i kuqezinjve në grupin B të Euro 2024.

“Kush mund të jetë heroi shqiptar ndaj Kroacisë?

Besoj se në përgjithësi të gjithë ne mund të luftojmë për të luajtur sa më mirë me Kombëtaren. Kemi lojtarë si Broja me cilësitë e tij dhe Asani me goditjet e tij. Të luajmë sa më mirë dhe ta çojmë Kombëtaren sa më lart. Mendoj se Broja mund të jetë lojtari që mund t’u bëjë dëm kroatëve.

E kemi harruar ndeshjen me Italinë, pavarësisht mërzitjes së mos marrjes së pikëve. Do të futemi në fushë me të njëjtin personalitet. Shpresoj të luajmë më mirë dhe të marrim pikë kundër Kroacisë.

Nuk kam emocione kur futem në fushë, mundohem ta shijoj. Sidomos kur luajmë përpara gati 60 mijë tifozëve shqiptarë. Kisha vetëm emocione të mira, aspak stres apo emocione negative.

Kroacia?

Ky është grupi i vdekjes, të gjithë kundërshtarët janë të fortë. Kroacia mund të marrë edhe vendin e parë. Të përgatitemi, të analizojmë kundërshtarin dhe të japim më të mirën në fushë.

Italia?

Në pjesën e dytë më kanë furnizuar më shumë shokët me pasime. Në pjesën e parë e preka pak topin. Jam një lojtar që më pëlqen të mbaj topin në këmbë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE