“Pixar’s Inside Out 2” thyen rekorde të ardhurash!

vovalbania June 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Pixar’s Inside Out 2” thyen rekorde të ardhurash!

“Pixar’s Inside Out 2” ka thyer rekorde të ardhurash pasi grumbulloi rreth 295 milionë dollarë në mbarë botën. Kjo është shifra më e lartë nga një film i animuar i të gjitha kohërave në debutim. Në Amerikën e Veriut, shitjet e biletave arritën rreth 155 milionë dollarë, duke rrëzuar nga froni Dune: Part 2. Fundjava e parë e Inside Out 2 shënoi më shumë fitime se filmi origjinal, i cili grumbulloi 90 milionë dollarë në fundjavën e tij të debutimit përpara se të fitonte 858 milionë dollarë në mbarë botën. Ishte debutimi i dytë më e mirë për kompaninë në tregun e Amerikës së Veriut, menjëherë pas publikimit të vitit 2018 të The Incredibles 2. Inside Out 2 është vazhdimi i parë i fituesit të Oscar 015, i cili u fokusua në emocionet e një vajze të re të quajtur Riley.

Ndërsa origjinali kishte të bënte me ndjenja si gëzimi, frika dhe zemërimi, pjesa e fundit trajton çështje të tilla si zilia dhe ankthi. Një pjesë e madhe e shitjeve vjetore të biletave zakonisht ndodhin në periudhën nga fundjava e parë e majit deri në fillim të shtatorit.

Megjithatë, grevat e aktorëve dhe skenaristëve vitin e kaluar kanë bërë shumë pak filma të jenë gati për publikun. Industrisë i është dashur gjithashtu të luftojë me shërbimet e transmetimit si për përmbajtjen ashtu edhe për klientët. Numri i biletave të kinemasë të shitura në Amerikën e Veriut deri më tani këtë vit është ulur me pothuajse një të katërtën krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66191 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE