Pse Netanyahu shkriu kabinetin e luftës në Izrael?!

vovalbania June 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse Netanyahu shkriu kabinetin e luftës në Izrael?!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkrirë atë që njihet si kabineti i luftës, një javë pas largimit të liderit të opozitës Beni Gantz dhe aleatit të tij Gadi Ajzenkot..

Mediat izraelite raportojnë se çështjet e rëndësishme të lidhura me luftën në Gaza do të diskutohen tani nga një forum më i vogël

Netanyahu ishte përballur me kërkesat e ministrave ekstremistë të koalicionit qeverisës për t’u bashkuar me kabinetin e luftës, gjë që mund të ketë tendosur më tej marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tjerë.

Një zëdhënës i Forcave Mbrojtëse Izraelite deklaroi se shkrirja e kabinetit të luftës nuk do të ndikojë në zinxhirin komandues.

Gantz dhe Ajzenkot dhanë dorëheqjen për shkak të lidershipit të kryeministrit, që nuk kishte një plan për Gazën e post-konfliktit.

Dy ish-oficerët e lartë ushtarakë ishin bashkuar me qeverinë e unitetit të drejtuar nga Netanyahu pak ditë pas nisjes së luftës, tetorin e kaluar.

“Kabineti i luftës ishte pjesë e marrëveshjes së koalicionit me Gantz, sipas kërkesave të tij. Me largimin e Gantz nuk ka më nevojë që ky kabinet të vazhdoojë të ekzistojë”, ka deklaruar Netanyahu.

E përditshmja izraelite “Haretz” raportoi se disa çështje të drejtuara më parë nga kabineti i luftës do t’i kalojnë për bisedime kabinetit të sigurisë, që përfshin përfaqësues të ekstremit të djathtë dhe ministrat e Financave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE